Albanian flag

Click flag for the Albanian National Anthem

KSL Shot Cycle II - Albanian

With many thanks to Rudi Guraziu & Bardhyl Luzhnica for the translation of the KSL Shot Cycle into Albanian.


KSL Cikli i gjuajtjeve II

Më poshtë është skematika e KSL Ciklit të gjuajtjeve/shtënave

Zakonishtë, jane shumë faza për të shtënë, por në thelb ato mund të jenë të ndara në dymbëdhjetë hapa te caktueshëm, të cilet ne do t’i shtjellojmë më poshtë.

Më tej së bashku ne do të diskutojmë modelet e rekomanduara te frymëmarrjes për shigjetaret fillestare dhe me përvojë dhe do t’i mbivendosem këto në ‘shot cycle II’ për qartësi.

ShotCycle


1. Qëndrimi


Suksesi në hark varet nga stabiliteti dhe qëndrueshmëria. Qëndrimi është themeli i gjuajtjes dhe është një nga dobësitë e para qe unë mund të shoh tek gati çdo shigjetar që ka ardhur te Instituti Australian i Sportit (IAS) dhe në klinikat e mia te stërvitjes; paaftësia për të mbajtur një lidhje solide nga lartë - poshte. Prandaj, rëndësia e qëndrimit dhe struktura e saktë biomekanike është suprem, pasi ajo siguron për stabilitetin, forcën dhe durimin.

Së pari le të shohim pozicionin e këmbëve. Pozicioni i rekomanduar është qëndrimi i hapur, (klikoni në tabelën e me poshtme). Qëndrimi i hapur siguron për një qëndrim të forte iomekanikë, sidomos në kushtet e erës. Këmbët duhet të jenë rreth gjërësisë së supeve, me peshë te shpërndarë në mënyrë të barabartë në të dyja këmbët.

Shpërndarja e rekomanduar e peshës është rreth 60-70% në maje të këmbëve dhe 40-30% në thembera. Tepër shumë shigjetar qëndrojne me më shume peshë në thembrat e tyre, gje qe e vendose qendren e gravitetit te tyre mbi thembrat, që rezulton në jostabilitet. Imagjinoni sikur një shkop i drejtë çeliku kalon nëpër trup ku fundi i shufrës është mbërthyer në mënyrë solide në tokë dhe maja del nga lartë nëpër kokë. Qendra e gravitetit duhet të jetë e pozicionuar në mes te trinës se këmbëve. Kellku (shpatullat) duhet të ngrihen pak prapa, të cilat mund të krahasohen me ndjenja shtrengimi te prapanicës. Kafazi i kraharorit duhet të mbahet poshtë për të siguruar më shumë hapesire përpara. Supet duhet të jenë ne linje me objektivin, mirepo kellkët (shpatullat) duhet të qëndrojnë të hapura për të synuar.
StanceFeet Posture
Pozicioni i rekomanduar per këmbë Qëndrimi i shkelqyeshem

(Shenim: Kliko në ndonjë foto në këtë faqe per të parë një imazh më të madhe.)


2. Goditja e Shigjetes (Mbeshtetja e Shigjetes te e Prera e Harkut)


Disa udhëzime më të detajuara do t’i kushtojnë një faqe të tërë kësaj teme, megjithatë, për momentin mbeshtete shigjeten te e prara e harkut në mënyrën më të përshtatshme për veten. Zakonisht është e njëjta mënyrë çdo here, duke formuar një rutinë tuaj qëllimi.


3. (Kapja dhe Shtrengimi) Hooking & Gripping


StringFingers
Gishta t e Vargut
Shumica e doracakëve sugjerojnë vendosjen e vargut / lidhezes / telit prapa gishtit tregues, te mesem dhe gishtit te unazes (nemenyre te përbashkët), kështu që kur është tërhequr harku do të përfundojë ne tre gishtat e pare te barazuar. Kjo, megjithatë, me kalimin e kohës mund të zhvilloj një kokerr të dëmshme. Prandaj, unë rekomandoj që vargu të pozicionohet vetëm në pjesen e parme te gishtit tregues dhe te unazës dhe pas pjeses se parë të gishtit të mesëm për të parandaluar këtë të ndodh; referohu te fotoja. (Gjatë viteve të mia kur gjuaja, kjo me ka ndodhur një herë dhe kokerra me pat mbajtur jashtë lojrave për 6 muaj)
Kur të vendoset shigjeta në varg shigjetari duhet të kontrolloj se pari pozitën e shigjetës në varg ne mënyre që gjithmonë të jetë e njëjtë për çdo të shtënë, duke përfshirë dhe positën e gishtave në shigjetë. Për të bërë të sigurtë vendosjen egzakte të gishtit të saktë në skedë, eshte forte e rekumanduar përdorimi e një ‘hapësire gishti’ (finger spacer) pasiqë ajo do të lejojë gishtat të jenë më të relaksuar kur vihen në kontakt me astar. Kur një ‘hapesire gishti’ nuk është përdorur do të ketë një tendencë për të hapur gishtat për të shmangur pickimin e dhëmbëzes dhe kjo do të krijojë tensione te padëshiruara në dorën e terheqjes. Më tej duhet të vihet dora në varg të tillë që pjesa e prapme e dorës nuk është paralel me vargun, por pak larg nga vargu i lakuar, në
mënyrë që të përfundojë deri në nofulla, kur te jete në spirancë. ‘Shelf tabs’ nuk janë të rekomanduara, pasi ata mund të parandalojnë një lidhje solide për t'u bërë me të gjithë pjesën e sipërme të dorës se
tërheqjes.
HookingGripping
Kapja & Shtrengimi
Hooking / Gripping
StringFingers
Dora e Harkut
Presioni
Një sasi e vogël e tensionit është vendosur tani në varg, duke lehtësuar vendosjen e saktë të dores së harkut në harkun e trajtuar. Dora e harkut duhet të jetë e qetë dhe e vendosur thellë / lartë në rrokje, me gishtin e madh te dorës të vendosur në pozicion të tillë që të jetë i drejtuar drejt objektivit pasi njëherë të ngrihet harku; një tension i vogël në gishtin e madhëështë i pranueshëm për të arritur këtë. Që nga fillimi i terheqjes dora e harkut e vendosur në kthetrat nuk duhet të ndryshojë. Mjaft shpesh unë shoh njerëzit që mundohen "krejt pa rendësi" për të marrë një pozitë të rehatshme të dorës mbi kthetrat, gjë që mund të ndryshojnë nga një e shtënë në tjetrën varësishtë se si e ndjen. Vendosja konsistente e dorës është jashtëzakonisht e rëndësishëme për të siguruar që presioni mbi dorën është gjithmonë në të njëjtën vend për kapjen e harkut. Referohuni fotos për presionin e dorës në pozitën e shtrënguar.


4. Mendësia


Kjo është një fazë kritike gjatë gjuajtjes ku suksesi apo dështimi është i vendosur. Ju duhet të keni një koncept të qartë se çfarë jeni duke u përpjekur për të arritur, Ju duhet të synoni objektin dhe të eleminoni te gjitha mendimet e parëndësishme dhe hutine e shkaktuar nga ngjarjet rreth jush. Ju tani duhet të përqëndroheni plotësisht ne procesin e gjuajtjes dhe te bëni një përgatitje të shpejtë mendore, se si duhet të ndjeheh e shtëna. Gjatë këtij hapi duhet te merrni frymë te thella - një apo dy - ne mënyrë që trupi të jeti i qetë dhe plotësisht i përqëndruar, sidomos në fytyrë, qafë dhe pjesën e shpatullave. Është shumë e rëndësishme që ky hap mendimor është praktikuar gjatë trajnimit ne mënyre që te bëhet natyrë e dytë, pasi mendimi gjatë garave nuk duhet të jetë ndryshe. Kjo konsistence e mendimit do të krijojë një vetëdije më të madhe dhe do të promovojë vetëbesimin.


5. Pozicionimi – Qëndrimi (set-up)


Hapi i ardhshëm pas mendimit është organizimi. Trupi duhet të jetë i pozicionuar me rreth 60/70% në pjesen e perparme të këmbëve dhe 40/30% në thembra. Shpatullat duhet të mbeten të hapura për të synuar, ndërsa supet sillen ne linje me objektivin dhe kjo do të krijojë vetëm pak tension nën brinjë duke ndihmuar në stabilitetin e përgjithshëm. Kafazi i kraharorit duhet të jetë i paluar dhe muskujt e barkut të forcuar. Shpatullat duhet të rrotullohen përpara kështu që do të jetë e mundur të shtrydhen mollaqet e prapanices pak së bashku. Përderisa terhiqet harku pjesa e pasme e krahrorit duhet të jetë vendosur në atë pozitë që të ngre shpatullat në anën anësore, ndërsa të dy supet duhet të mbeten të vendosura sa më poshtë që të jetë e mundur.

Pozicionimi, shih fotot me poshte, nuk është arritur fizikisht duke tërhequr vargun prapa dhe duke përdorur dorën dhe parakrahet, por duke i pozicionuar supet në barazim me shpatullat. Fotot e tregojnë qartë se çfarë po përpiqemi të arrijmë. Do të ishte e dobishme gjatë pozicionimit që të paramendohet sikur gishtat janë të lidhur me vargun në bërryl nëpërmjet zinxhirëve, kjo do të lejonte më shumë relaksim per gishtat tërheqës, dorën dhe parakrahun.

Predraw Shoulder Setup
Tërheqja Pozicionimi

Gjatë marrjes së pozicionit mund të ketë një tendencë të natyrshme që të anohet prapa, larg nga objektivi për të luftuar peshën e harkut, gjë që do të përkeqësonte poziten pasi rritet pesha gjatë tërheqjes. Prandaj është e këshillueshme që gjatë pozicionimit të anohet pak përpara objektivit të vendosur për të luftuar këtë tendencë natyrore.


6. Tërheqja


Shpatull e pasme është vendosur prapa gjatë pozicionit - shiko foton A. Vargu duhet të tërhiqet prapa në një vijë të drejtë në rreth 2 - 3" nën mjekër - shiko foton B dhe jo direkt në mjekër. Bërryli tërheqës duhet të vijë rreth që të jetë nëlinjë ose sa më shumë në-linjë të jetë e mundur. Kjo do të ndihmojë në vendosjen e shpatullës së pasme (skapula) poshtë, mbajtjen e shpatullës së pasme më ulët dhe duke ngarkuar muskujt e pasëm sa më shumë që të jetë e
mundur - shiko foton C. Ligji i Akseleracionit do të aplikohet nga momenti kur tërheqja fillon. Prandaj është më mirë që tërheqja të bëhet me vendosmëri, në vend se vargu të tërhiqet ngadalë dhe me kujdes. Kjo gjithashtu do të vendosë bërrylin tërheqës në linjë më herët.

Gjatë tërheqjës, gishtat e dorës tërheqëse dhe parakrahut duhet të kenë një sasi minimale të tensionit. Për të ndihmuar në krijimin e një dore tërheqëse dhe parakrah të relaksuar, aramendo sikur gishtat janë të lidhur me bërryl nëpërmjet një litari / zinxhiri.

Që nga pozicionimi kur fillon të tërheqë harkun pamja duhet të qëndrojë mbi linjen qendrore horizontale të objektivit, ndryshe, nëse më poshtë, ajo do të kërkonte ngritjen e krahut të harkut që të vijnë mbi shenjën për qëllim, gjë që do të krijojë tensione shtesë të padëshiruara për krahun e harkut. Në këtë fazë ne duhet të rezistojmë, (shih në fund të hapit te 5-të), tendenca e natyrshme për tu tërhequr prej objektivit e shkaktuar nga pesha e harkut, e cila lehtë mund të
përkeqësohet posa të rritet pesha tërheqëse dhe në raste të tilla ne do të humbasim bilancin tonë pasi Qendra e gravitetit do të ndryshoj. Gjithashtu me vendosmëri mbajë tricepsin në krahun e harkut për të ndihmuar në mbajtjen e një supe tërheqëse të ulët. Në këtë fazë akoma nuk duhet te merret shenja.

Për sa i përket frymëmarrjes është e rekomandueshme që të thithet ajri ndërsa tërheqni, pasi ajo krijon një ndjenjë të natyrshme të fitimit të fuqisë. Ne do të diskutojmë / shqyrtojë frymëmarrjen gjatë ciklit të shtënave si një cështje të veçantë dhe në më shumë detaje në një fazë të mëvonshme.

Photo A Photo A Photo A
Foto A Foto B Foto C


7. Ankorimi


Loading
Mbushja

Anchoring
Ankorimi
Pas arritjes te tërheqja e plotë, i tërë krahu dhe dora e tërheqjës duhet të lëvizin lart si një njësi në positën e“ankorimit" nën eshtrat e nofullës. Ankorimi nuk është me të vërtetë fjala më e përshtatshme, pasi ai mund të interpretohet se tërheqja ndalon aty. Një term më i mirë ndoshta do të jetë arritja në pozicionin e transferimit / mbajtjes. Në fakt tërheqja ndryshon nga një lëvizje e jashtme në një lëvizje të brendshme. Ky ndoshta do të jetë një koncept i vështirë për të kuptuar, pas tërheqjës së vazhdueshme, do të thotë jo për të ndaluar lëvizjen fizike të vargut, mirpo ky concept ka qenë përgjithësisht i përkrahur. Më tej, ky pozicion është vendosur nga pozicionimi i duhur i shpatulles së pasme dhe bërrylit tërheqës. Koka është vetëm një tjetër pikë referimi në proces, duke vepruar si pamje e pasme.
Maja e bërrylit, kur shihet nga anash, ose duhet të jetë në përputhje me shigjetën ose vetëm një kontakt më lartë. Nëse bërryli është tepër lartë, trapeziusi i ulët dhe muskujt latisimus e prapëm, që janë të nevojshëm gjatë fazës së transferimit, janë të paktën të vështirë për të most thenë të pamundur për të u aktivizuar si duhet.
Elbow Height
Bërry l i lartë
Alignment
Rreshtimi
Përveç kësaj, kur e shikojmë bërrylin tërheqës direkt nga lart, ai duhet të jetë në përputhje me shigjetën. Do të ishte edhe më mirë të jetë pak më vijë prapa, por padyshim jo përpara linjës. Në fillim të tërheqjes, dora tërheqëse duhet të jetë e vendosur në një pozicion të tillë që të mund të i përshtatet në bazë solide eshtrave të nofullës, pa qenë nevoja për ta kthyer dorën gjatë tërheqjes ose kur vijnë të ankorimi të Rreshtimi përshtaten në fytyrë. Dora tërheqëse duhet tëëjë kontakt solid me nofullën për të krijuar një lidhje kockë-në-kockë pasi kjo është
thelbësore për të siguruar një përputhje në pozicionin “dhëmbëz -nësy" (mbështetja e shigjetes te e prera e harkut). Kur përdorni një skedë, shigjetari duhet të sigurojë që pjesa e lartë e dorës tërheqëse ende bën kontakt të plotë me nofullën, pasi mjaft shpesh vetëm skeda prek nofullës, gjë që mund të çojë në mospërputhjet. Çdo kthese e dorës tërheqëse në fytyrë ose quarje e majës së bërrylit tërheqës do të ndryshojë presionin e gishtit në varg dhe dinamikën e gjuajtjes. Lidhje midis vargut dhe mjekëres duhet të jetë e vendosur, pasi kjo do të siguroj për një lidhje të fortë dhe do të mbështesë një gjuajtje solide.


8. Mbushja / Transferim në Mbajtje


Në fillim të fazës së mbushjes, e cila fillon gjatë përputhjes së lehtë drejt përfundimit të fazës së tërheqjes, (vetëm pak para ankorimit) është e rekomandueshme që të ketë një kontroll të shpejtë vizual të pozitës klikuese në shigjetë për të arritur qëndrue-shmëri më të madhe.

Kur të tërheqim vargun të pika e ankorimit duhet të përdorim të paktën krahun e sipërm, parakrahun dhe muskujt e dorës pasi vargu nuk mund të tërhiqet vetëm nga muskujt e mbrapshëm. Prandaj, në mënyrë që të vijmë në pozitën e mbajtjes, ca kohë duhet të merret për ngarkesën e tërheqjes dhe tensionin e padëshiruar në dorën tërheqese, pjesën e sipërme dhe parakrahun dhe gjithashtu dorën e harkut që të transferohen mbi muskujt e ulët mbrapa. Procesi i transferimit / ngarkimit duhet të marrë një gjysmë sekondi. Duhet të jetë e qartë se metoda mësimdhënëse e "lëvizjes vazhduese të jashtme" është me të meta dhe një pengesë për të shtënë vazhdimisht rezultate të larta. Prandaj, mbajtjaështë vendimtare dhe një ndër kriteret themelore për konsistencë.

Pasi të kemi arritur në pozitë kritike të mbajtjes, përqendrimi tani duhet që tërësisht të shkojnë dhe të qëndrojë në muskujt e pasëm. Nëse në këtë fazë, mendja ështe kthyer te diçka tjetër, lidhja me muskujt e mbrapshëm kryesor do të jetë e humbur. Kjo duhet të kuptohet sepse mbajtja nuk është një hap, por një pikë kritike e tranzicionit në një proces të vazhdueshëm pasi të gjitha kontrollet dhe balancet janë kryer. Kur te jemi në mbajtje, ne jemi të gatshëm të fillojmë
me marrjen ne shenjë dhe zgjërimin. Pasi të kemi ardhur në këtë pozicion, fokusi duhet tani të vihet në rotacion e shpatulles se pasme më poshtë dhe drejt shtyllës kurrizore dhe shtrengimin e dorëheqjes meqenëse kemi hyrë në fazën e marrjes ne shenjë dhe zgjerim.

Në këtë fazë ne duhet pak të shikojmë frymëmarrjen gjatë gjuajtjes, edhe pse ky do të jetë një subjekt i veçantë për t'u trajtuar më vonë. Në fillim të tërheqjes duhet të merret një frymë e thellë, duke krijuar k’shtu një ndjenjë të natyrshme të fitimit të forcës. Gjatë procesit të transferimit /mbushjes, fryma duhet të dal ngadalë në një mënyrë natyrore dhe të qetë deri sa mushkërit të arrijnë rreth 70% - 50% të kapacitetit të tyre. Kjo frymënxjerrje do të lejojë që pamja në mënyrë të natyrshme të koncentrohet në shenjen e artë ose në shenjën qëlluese. Fryma duhet të mbahet gjatë zgjerimit dhe derisa vazhdimi logjik është i përfunduar.


9. Marrja në Shenje & Zgjerimi


Aiming
Marrja ne
Shenje

Deri te mbajtja, mendja jonë është përqëndruar së brendshmi, por tani ne duhet të kalojmë në atë që quhet një fokus i ngushtë i jashtëm. Vëmendje duhet tani të drejtohet te marrja në shenjë. Marrja në shenjë duhet të fillojë vetëm PAS fazes se transferimit/ ngarkimit dhe pasi ne kemi arritur te mbajtja; Jo PARA!

Për të arritur rezultatet më të mira, koha ideale për ta liruar mbajtjenështë ndërmjet 1 deri 3 sekonda. Gjysëm koncentrimi mendorë duhet të ndihmojë në vendosjen e pinit të qëllimit në zonen qëlluese përderisa pamja përreth duhet të jetë fluide dhe e qartë. "Marrja në shenjë" duhet të trajtohet pa ankth. Kjo duhet të trajtohet vetëm si një hap tjetër në procesin e gjuajtjes së një shigjete, dhe jo si pikë fokuese.

Kur ne përqëndrohemi me një intensitet, ne vetëm mund të akordohemi të mendojmë në një kanal. Rrjedhimisht, në qoftë se fokusi drejtohet plotësisht për të synuar, lidhja me muskujt e pasëm do të jetë e humbur. Natyrisht, pak koncentrim te marrja ne shenje duhet të ndodhe, por kjo duhet të bëhet më shumë me gjysmë-vetëdije sesa me vetëdije të plotë.

Gjatë fazës së zgjerimit bërryli tërheqës në mënyrë ideale duhet të shkojë prapa vijës; shpatulla tërheqëse shkon poshtë dhe më tej rrotullohet, ndaj shpinë, duke hapur gjoksin deri në një lëvizje rrethore. Kjo është në thelb një mikro-lëvizje, por për shkak të Raportit të Lëvizjes, kjo do të jetë i mjaftueshme për të ardhur te 1- 2mm e fundit përmes kliker.

Ne duhet të kuptojnë se zgjerimi nuk është vetëm një lëvizje lineare të shtyjë dhe / ose të tërheq, por më shumë një rezultat i një lëvizje të madhe rrethore, e cila përfshin Shpatullen e pasme te eshtrat e pasmë (lëvizje e vogë); kockat e gjoksit i lidh me perbashkimet e gjoksit ( lëvizje e madhe) dhe krahrorin tërheqjes dhe të harkut (lëvizje më e madhe). Ky është Raporti i Lëvizjes (Raporti i Qarkorjes së Lëvizjes ose ROCM).

Për të dhënë këtë ndjenjë të zgjerimit, parashikoje një lidhje në mes të krahrorit të majtë dhe të djathtë. Pastaj duke shkuar përtej linjës dhe me rotacion e shpatulles së pasme drejt shtyllës kurrizore një ndjenjë rrethimi dhe zgjatje e gjoksit do të ndjehet, duke qenë ndjenja më e madhe në mes dorës tërheqese dhe të harkut, të mjaftueshme për të marrë mm e fundit përmes kliker pa shtytje dhe / ose pull. Pasi kjo lëvizje është në të dy anët, nuk duhet të ketë lëvizje të dukshme të vargut, kur vërehet kundër një shenjë referencë në mbrojtje të gjoksit. Zakonisht kjo mund të të vërehet vetëm nga 1350+ gjuajtësit teknikisht korrekt të FITA-s. Shigjetari duhet, gjatë zgjerimit, të mbajë triceps të fortë të krahut të harkut dhe supe të ulta përpara, V-dip, dhe dorën e karkut të relaksuar.
ROCM
ROCM

Bilanci i zgjerimit gjatë gjuajtjeve duhet gjithmonë të jetë 50/50. Një mungesë ekuilibri i këtij raporti do të ndikojë në qendër të masës. Në qoftë se ka një mungesë ekuilibri, ose pjesa e përparme do të shkojë përpara ose më shumë të ngjarë, pala dominuese duke qenë më e fortë, do të marrë përsipër, dhe shigjetari do të tërhiqet prapa larg nga objektivi.

Gjatë kësaj faze, fokusimi duhet të përqëndrohet plotësisht në zgjerim. Çdo mendim i vetëdijshëm për positën e gishtave te vargu, ose për qkado tjetër, duhet të harrohet perndryshe lidhja me muskujt e pasëm kryesor do të jetë e humbur, duke cënuar një lirim të qetë.


10. Shkarkimi i vargut (Lëshimi)


Release
Leshimi
Vargu duhet të lëshohet duke relaksuar plotësisht gishtat tërheqës dhe duke e lejuar vargun për të shkuar. Vargu duhet të lejohet që të shtyjë gishtat nga rruga. Kur i obzervojmë disa shigjetar profesional e vërejmë se gishtat e tyre gjatë lëshimit dhe gjatë vazhdimit logjik janë praktikisht në të njëjtën pozitë si kur ata ishin në varg. Fotografia tregon një kopje te liruar nga Tim Cuddihy në Olimpiadën e Athinës 2004.

Lëshimi duhet të fillohet nga muskujt kryesor (Trapezius) dhe NUK duhet të vijë nga shtyerja/ngritja me dorën e harkut ose duke tërhequr harkun varg me gishtat tërheqës. Kjo është një lëvizje e mbrendshme, siç përshkruhet në hapin e 9-të.

Aktivizimin i klikut është një fazë e gjuajtjës që duhet të ndjehet e jo të ndëgjohet. Ky mund të jetë një koncept i vështirë të kuptohet. Megjithatë, në qoftë se shigjetari pret për të dëgjuar klikun të hapet për të mundësuar lëshimin, mendja shkon te kliku dhe përsëri lidhja me muskujt kryesor do të jetë e humbur.

Shigjetarët që përpiqen të bëjnë lëshimin e vargut me hapjen e gishtave të tyre në mënyrë të vetëdijshme, kanë lejuar fokusin e tyre për të shkuar nga muskujt e tyre te gishtat. Duke u përqëndruar në mënyrë të vetëdijshme në gishtat për të, lëshuar vargun, ata ndalojnë lëvizje të vazhdueshme. Kjo do të rezultojë në humbjen e tensionit mbrapa. Kjo gjithashtu do të krijon tension në muskuj digitorum, të vendosura në parakrah, të cilët e kontrollojnë hapjen dhe mbylljen e gishtave.

Ekziston gjithashtu edhe një muskul i veçantë i cili kontrollon gishtin e vogël i quajtur muskul zgjatues 'muskujve digiti minimi’. Gishti i vogël i dorës tërheqëse duhet të jetë i qetë dhe gjithmonë të jetë në të njëjtën pozicion nga gjuajtja në gjuajtje. Çdo ndryshim në qëndrim apo tension në gishtin e vogël, do të ndikojë në nivelin e tensionit në gishtat tërheqës në veprim.


11. Follow through (Konkludimi – Vazhdimi Logjik)


Release
Follow through
Konkludim
Konkludimi është me të vërtetë pjesë e lëshimit dhe nukështë një lëvizje e veçantë. Korrektimi i tensionit të pasëm duhet të jetë i kontrolluar për një / dy sekonda pas lëshimit. Sjellja e vazhdueshme e shpatulles se pasme (Scapulae) gjatë konkludimit do të krijojë një ndjenjë shumë më të mirë të tensionit mbrapa. Konkludimi duhet të jetë një reagim natyror dhe më tepër se një lëshim i shkurtër është e rekomandueshme që të ketë një lëshim të gjatë dhe të rrjedhshëm, i cili nuk duhet të jetë i detyruar, por duhet të jetë si rezultat i përdorimit të saktë të tensionit prapa.

Një konkludim me forcë dhe i ekzagjeruar është një tregues i një lëshimi me të meta. Në shumicën e rasteve, kjo është rezultat i një veprimi të detyruar që rezulton në ndryshime në qendrën e gravitetit, që ndikonë në gjuajtje. Përveç kësaj, me një konkludim të detyruar, presioni në gishtat e ndryshëm në varg do të ndryshojnë, kështu që ndikojnë në mënyrën se si gishtat dalin nga vargu dhe kështu duke çuar në rezultatet kundërshtuese.

Nëse konkludimi është i natyrshme, dora tërheqëse, e cila duhet të jetë shumë e qetë, do të shkojë prapa dhe qëndroj në kontakt me fytyrën, në linjë të nofullës, për aq kohë sa të jetë e mundur. Bërryli duhet të shkojë pas me një lëvizje të natyrshme që rezulton në rënie. Dora tërheqëse nuk duhet të bjerë poshtë në krahror si pjesë e konkludimit, pasi ajo do të bëjë që bërryli të bjerë shumë poshtë. Përveç kësaj, duhet te paramendohet që harku është duke ecur në një vijë të drejtë në drejtim të objektivit, ndonëse krahu i harkut do të lëvizë lehtë kah ana e majtë, për shkak të zgjerimit rrotullues,.(RH).


12. Relaksimi dhe Komentet


Relaxing
Relaksimi /
Komentet
Në përfundim të vazhdimit logjik (konkludimit), trupi dhe mendja duhet të bëhet gati për gjuajtjen e rradhës. Çdo tension fizikë ose mendorë i krijuar gjatë gjuajtjes së mëparshme duhet të shpërbëhet. Për të arritur këtë disa frymëmarrje të thella janë të rekomanduara. Kjo është edhe koha për komente analitike e jo emocionale. Natyrisht, kjoështë më e lehtë për t’u thenë se sa për t’u bërë, sidomos pas një gjuajtje jo të përsosur. Megjithatë, pasi rezultatet në
shënjestër janë absolute, një analizë analitike është vetëm e dobishme. Është shumë e rëndësishme që shigjetari mëson të "ndjejë" gjuajtjen, në mënyrë që çdo mospërputhje teknike gjatë gjuajtjes mund të njihet dhe veprimet korrigjuese mund të përdoren në të shtënat e mëvonshme. Vetëm vendndodhja aktuale e shigjetës në objektiv duhet të jetë me interes, pasi ajo siguron informacion mbi procesin dhe supozimet tjera të bëra, duke përfshirë kushtet e motit.

Është shumë e rëndësishme për procesin e vazhdueshëm të të mësuarit dhe zhvillimin e një shigjetari që shigjetari të pranon përgjegjësinë e plotë për përfundimin e gjuajtjes, nuk ka justifikime por vetëm arsye për të cilat shigjetari duhet të marrë përgjegjësinë. Arsyetime të përbashkëta të tilla si era; pengesa të tilla si, telefoni celular që papritur cingëron, kamerat televizive duke ecur në një përshkrim të hollësishëm, zhurma e spektatorëve, foshnje duke qarë, etj, etj, etj do të duhet të adresohen në të ardhmen, në qoftë se ato janë gjetur të jenë një çështje për shigjetarin.


Me këtë përfundojmë dymbëdhjetë hapat e ‘KSL Teknikat e Ciklit të Gjuajtjes’ sikurse janë të mësuara aktualisht nga Traineri olimpik Lee në USA Olympic Archery Training Center në Chula Vista dhe më parë në Institutin e Sportit të Australisë në Canberra. Këta dymbëdhjetë hapa janë miratuar plotësisht nga Traineri Lee, ashtu siç është çdo informacion tjetër teknik, duke përfshirë FAQ, në këtë website.

KSL International Archery njeh rëndësinë e stërvitjeve uniformë dhe është shume e dobishme kur vihet re që një nga vendet kryesore në shigjetari ka miratuar me plotë zemër B.E.S.T-in (Teknika Efektive e Gjuajtjes Biomekanike) bazuar në mësimet e Trainerit Lee. Ne dëshirojmë të ndajmë këtë informacion me ata/ato shigjetarë/e dhe trajnerë të cilët janë të gatshëm për të hapur mendjet e tyre dhe dëshirën për të rritur njohuritë e tyre duke ndarë njohuritë dhe metodat e mësimdhënies, siç ishte deklaruar nga Jim Easton, " njëri prej trajnerëve të harkut më me përvojë dhe më të talentuar në botë dhe gjatë gjithë historisë olimpike ".


Shënim: Asnjë pjesë e këtij dokumenti, ose për atë çështje çdo informacion
tjetër në këtë website nuk mundë të riprodhohet ose të transmetohet në
pjesë apo në tërësi për çdo formë fitimi, pa shprehjen e pëlqimit paraprak
të KSL International Archery.


2008- KSL International Archery - All rights reserved