With many thanks to Rudi Guraziu & Bardhyl Luzhnica for the translation of the KSL Shot Cycle into Albanian.
KSL Cikli i gjuajtjeve II
Më poshtë është skematika e KSL Ciklit të gjuajtjeve/shtënave
Zakonishtë, jane shumë faza për të shtënë, por në thelb ato mund të jenë të
ndara në dymbëdhjetë hapa te caktueshëm, të cilet ne do t’i shtjellojmë më
poshtë.
Më tej së bashku ne do të diskutojmë modelet e rekomanduara te frymëmarrjes
për shigjetaret fillestare dhe me përvojë dhe do t’i mbivendosem këto në ‘shot
cycle II’ për qartësi.
1. Qëndrimi
Suksesi në hark varet nga stabiliteti dhe qëndrueshmëria. Qëndrimi është
themeli i gjuajtjes dhe është një nga dobësitë e para qe unë mund të shoh tek
gati çdo shigjetar që ka ardhur te Instituti Australian i Sportit (IAS) dhe në klinikat
e mia te stërvitjes; paaftësia për të mbajtur një lidhje solide nga lartë - poshte.
Prandaj, rëndësia e qëndrimit dhe struktura e saktë biomekanike është suprem,
pasi ajo siguron për stabilitetin, forcën dhe durimin.
Së pari le të shohim pozicionin e këmbëve. Pozicioni i rekomanduar është
qëndrimi i hapur, (klikoni në tabelën e me poshtme). Qëndrimi i hapur siguron për
një qëndrim të forte iomekanikë, sidomos në kushtet e erës. Këmbët duhet të
jenë rreth gjërësisë së supeve, me peshë te shpërndarë në mënyrë të barabartë
në të dyja këmbët.
Shpërndarja e rekomanduar e peshës është rreth 60-70% në maje të këmbëve
dhe 40-30% në thembera. Tepër shumë shigjetar qëndrojne me më shume
peshë në thembrat e tyre, gje qe e vendose qendren e gravitetit te tyre mbi
thembrat, që rezulton në jostabilitet. Imagjinoni sikur një shkop i drejtë çeliku
kalon nëpër trup ku fundi i shufrës është mbërthyer në mënyrë solide në tokë dhe
maja del nga lartë nëpër kokë. Qendra e gravitetit duhet të jetë e pozicionuar në
mes te trinës se këmbëve. Kellku (shpatullat) duhet të ngrihen pak prapa, të cilat
mund të krahasohen me ndjenja shtrengimi te prapanicës. Kafazi i kraharorit
duhet të mbahet poshtë për të siguruar më shumë hapesire përpara. Supet
duhet të jenë ne linje me objektivin, mirepo kellkët (shpatullat) duhet të qëndrojnë
të hapura për të synuar.
(Shenim: Kliko në ndonjë foto në këtë faqe per të parë një imazh më të madhe.)
2. Goditja e Shigjetes (Mbeshtetja e Shigjetes te e Prera e Harkut)
Disa udhëzime më të detajuara do t’i kushtojnë një faqe të tërë kësaj teme,
megjithatë, për momentin mbeshtete shigjeten te e prara e harkut në mënyrën
më të përshtatshme për veten. Zakonisht është e njëjta mënyrë çdo here, duke
formuar një rutinë tuaj qëllimi.
3. (Kapja dhe Shtrengimi) Hooking & Gripping
Gishta t e Vargut |
Shumica e doracakëve sugjerojnë
vendosjen e vargut / lidhezes / telit prapa
gishtit tregues, te mesem dhe gishtit te
unazes (nemenyre te përbashkët),
kështu që kur është tërhequr harku do të
përfundojë ne tre gishtat e pare te
barazuar. Kjo, megjithatë, me kalimin e
kohës mund të zhvilloj një kokerr të
dëmshme. Prandaj, unë rekomandoj që
vargu të pozicionohet vetëm në pjesen e
parme te gishtit tregues dhe te unazës
dhe pas pjeses se parë të gishtit të
mesëm për të parandaluar këtë të
ndodh; referohu te fotoja. (Gjatë viteve të
mia kur gjuaja, kjo me ka ndodhur një
herë dhe kokerra me pat mbajtur jashtë
lojrave për 6 muaj) |
Kur të vendoset shigjeta në varg shigjetari
duhet të kontrolloj se pari pozitën e shigjetës
në varg ne mënyre që gjithmonë të jetë e
njëjtë për çdo të shtënë, duke përfshirë dhe
positën e gishtave në shigjetë. Për të bërë
të sigurtë vendosjen egzakte të gishtit të
saktë në skedë, eshte forte e rekumanduar
përdorimi e një ‘hapësire gishti’ (finger
spacer) pasiqë ajo do të lejojë gishtat të jenë
më të relaksuar kur vihen në kontakt me
astar. Kur një ‘hapesire gishti’ nuk është
përdorur do të ketë një tendencë për të
hapur gishtat për të shmangur pickimin e
dhëmbëzes dhe kjo do të krijojë tensione te
padëshiruara në dorën e terheqjes. Më tej
duhet të vihet dora në varg të tillë që pjesa e
prapme e dorës nuk është paralel me
vargun, por pak larg nga vargu i lakuar, në
mënyrë që të përfundojë deri në nofulla, kur
te jete në spirancë. ‘Shelf tabs’ nuk janë të
rekomanduara, pasi ata mund të
parandalojnë një lidhje solide për t'u bërë me
të gjithë pjesën e sipërme të dorës se
tërheqjes. |
Kapja & Shtrengimi
Hooking / Gripping |
Dora e Harkut
Presioni |
Një sasi e vogël e tensionit është vendosur tani në varg, duke
lehtësuar vendosjen e saktë të dores së harkut në harkun e
trajtuar. Dora e harkut duhet të jetë e qetë dhe e vendosur
thellë / lartë në rrokje, me gishtin e madh te dorës të vendosur
në pozicion të tillë që të jetë i drejtuar drejt objektivit pasi
njëherë të ngrihet harku; një tension i vogël në gishtin e madhëështë i pranueshëm për të arritur këtë. Që nga fillimi i terheqjes
dora e harkut e vendosur në kthetrat nuk duhet të ndryshojë.
Mjaft shpesh unë shoh njerëzit që mundohen "krejt pa rendësi"
për të marrë një pozitë të rehatshme të dorës mbi kthetrat, gjë
që mund të ndryshojnë nga një e shtënë në tjetrën varësishtë
se si e ndjen. Vendosja konsistente e dorës është
jashtëzakonisht e rëndësishëme për të siguruar që presioni mbi
dorën është gjithmonë në të njëjtën vend për kapjen e harkut.
Referohuni fotos për presionin e dorës në pozitën e shtrënguar. |
4. Mendësia
Kjo është një fazë kritike gjatë gjuajtjes ku suksesi apo dështimi është i
vendosur. Ju duhet të keni një koncept të qartë se çfarë jeni duke u përpjekur
për të arritur, Ju duhet të synoni objektin dhe të eleminoni te gjitha mendimet e
parëndësishme dhe hutine e shkaktuar nga ngjarjet rreth jush. Ju tani duhet të
përqëndroheni plotësisht ne procesin e gjuajtjes dhe te bëni një përgatitje të
shpejtë mendore, se si duhet të ndjeheh e shtëna. Gjatë këtij hapi duhet te
merrni frymë te thella - një apo dy - ne mënyrë që trupi të jeti i qetë dhe plotësisht
i përqëndruar, sidomos në fytyrë, qafë dhe pjesën e shpatullave. Është shumë e
rëndësishme që ky hap mendimor është praktikuar gjatë trajnimit ne mënyre që
te bëhet natyrë e dytë, pasi mendimi gjatë garave nuk duhet të jetë ndryshe. Kjo
konsistence e mendimit do të krijojë një vetëdije më të madhe dhe do të
promovojë vetëbesimin.
5. Pozicionimi – Qëndrimi (set-up)
Hapi i ardhshëm pas mendimit është organizimi. Trupi duhet të jetë i pozicionuar
me rreth 60/70% në pjesen e perparme të këmbëve dhe 40/30% në thembra.
Shpatullat duhet të mbeten të hapura për të synuar, ndërsa supet sillen ne linje
me objektivin dhe kjo do të krijojë vetëm pak tension nën brinjë duke ndihmuar
në stabilitetin e përgjithshëm. Kafazi i kraharorit duhet të jetë i paluar dhe
muskujt e barkut të forcuar. Shpatullat duhet të rrotullohen përpara kështu që do
të jetë e mundur të shtrydhen mollaqet e prapanices pak së bashku. Përderisa
terhiqet harku pjesa e pasme e krahrorit duhet të jetë vendosur në atë pozitë që
të ngre shpatullat në anën anësore, ndërsa të dy supet duhet të mbeten të
vendosura sa më poshtë që të jetë e mundur.
Pozicionimi, shih fotot me poshte, nuk është arritur fizikisht duke tërhequr vargun
prapa dhe duke përdorur dorën dhe parakrahet, por duke i pozicionuar supet në
barazim me shpatullat. Fotot e tregojnë qartë se çfarë po përpiqemi të arrijmë.
Do të ishte e dobishme gjatë pozicionimit që të paramendohet sikur gishtat janë
të lidhur me vargun në bërryl nëpërmjet zinxhirëve, kjo do të lejonte më shumë
relaksim per gishtat tërheqës, dorën dhe parakrahun.
Gjatë marrjes së pozicionit mund të ketë një tendencë të natyrshme që të anohet
prapa, larg nga objektivi për të luftuar peshën e harkut, gjë që do të
përkeqësonte poziten pasi rritet pesha gjatë tërheqjes. Prandaj është e
këshillueshme që gjatë pozicionimit të anohet pak përpara objektivit të vendosur
për të luftuar këtë tendencë natyrore.
6. Tërheqja
Shpatull e pasme është vendosur prapa gjatë pozicionit - shiko foton A. Vargu
duhet të tërhiqet prapa në një vijë të drejtë në rreth 2 - 3" nën mjekër - shiko
foton B dhe jo direkt në mjekër. Bërryli tërheqës duhet të vijë rreth që të jetë nëlinjë
ose sa më shumë në-linjë të jetë e mundur. Kjo do të ndihmojë në
vendosjen e shpatullës së pasme (skapula) poshtë, mbajtjen e shpatullës së
pasme më ulët dhe duke ngarkuar muskujt e pasëm sa më shumë që të jetë e
mundur - shiko foton C. Ligji i Akseleracionit do të aplikohet nga momenti kur
tërheqja fillon. Prandaj është më mirë që tërheqja të bëhet me vendosmëri, në
vend se vargu të tërhiqet ngadalë dhe me kujdes. Kjo gjithashtu do të vendosë
bërrylin tërheqës në linjë më herët.
Gjatë tërheqjës, gishtat e dorës tërheqëse dhe parakrahut duhet të kenë një sasi
minimale të tensionit. Për të ndihmuar në krijimin e një dore tërheqëse dhe
parakrah të relaksuar, aramendo sikur gishtat janë të lidhur me bërryl nëpërmjet
një litari / zinxhiri.
Që nga pozicionimi kur fillon të tërheqë harkun pamja duhet të qëndrojë mbi
linjen qendrore horizontale të objektivit, ndryshe, nëse më poshtë, ajo do të
kërkonte ngritjen e krahut të harkut që të vijnë mbi shenjën për qëllim, gjë që do
të krijojë tensione shtesë të padëshiruara për krahun e harkut. Në këtë fazë ne
duhet të rezistojmë, (shih në fund të hapit te 5-të), tendenca e natyrshme për tu
tërhequr prej objektivit e shkaktuar nga pesha e harkut, e cila lehtë mund të
përkeqësohet posa të rritet pesha tërheqëse dhe në raste të tilla ne do të
humbasim bilancin tonë pasi Qendra e gravitetit do të ndryshoj. Gjithashtu me
vendosmëri mbajë tricepsin në krahun e harkut për të ndihmuar në mbajtjen e një
supe tërheqëse të ulët. Në këtë fazë akoma nuk duhet te merret shenja.
Për sa i përket frymëmarrjes është e rekomandueshme që të thithet ajri ndërsa
tërheqni, pasi ajo krijon një ndjenjë të natyrshme të fitimit të fuqisë. Ne do të
diskutojmë / shqyrtojë frymëmarrjen gjatë ciklit të shtënave si një cështje të
veçantë dhe në më shumë detaje në një fazë të mëvonshme.
7. Ankorimi
Mbushja
Ankorimi |
Pas arritjes te tërheqja e plotë, i tërë krahu dhe dora e
tërheqjës duhet të lëvizin lart si një njësi në positën e“ankorimit" nën eshtrat e nofullës. Ankorimi nuk është me të
vërtetë fjala më e përshtatshme, pasi ai mund të interpretohet
se tërheqja ndalon aty. Një term më i mirë ndoshta do të jetë
arritja në pozicionin e transferimit / mbajtjes. Në fakt tërheqja ndryshon nga një lëvizje e jashtme në një lëvizje të
brendshme. Ky ndoshta do të jetë një koncept i vështirë për
të kuptuar, pas tërheqjës së vazhdueshme, do të thotë jo për
të ndaluar lëvizjen fizike të vargut, mirpo ky concept ka qenë
përgjithësisht i përkrahur. Më tej, ky pozicion është vendosur
nga pozicionimi i duhur i shpatulles së pasme dhe bërrylit
tërheqës. Koka është vetëm një tjetër pikë referimi në proces,
duke vepruar si pamje e pasme. |
Maja e bërrylit, kur shihet nga anash, ose duhet të jetë në
përputhje me shigjetën ose vetëm një kontakt më lartë. Nëse
bërryli është tepër lartë, trapeziusi i ulët dhe muskujt latisimus
e prapëm, që janë të nevojshëm gjatë fazës së transferimit,
janë të paktën të vështirë për të most thenë të pamundur për
të u aktivizuar si duhet. |
Bërry l i lartë |
Rreshtimi |
Përveç kësaj, kur e shikojmë bërrylin tërheqës direkt nga lart, ai duhet
të jetë në përputhje me shigjetën. Do të ishte edhe më mirë të jetë pak
më vijë prapa, por padyshim jo përpara linjës. Në fillim të tërheqjes,
dora tërheqëse duhet të jetë e vendosur në një pozicion të tillë që të
mund të i përshtatet në bazë solide eshtrave të nofullës, pa qenë
nevoja për ta kthyer dorën gjatë tërheqjes ose kur vijnë të ankorimi të
Rreshtimi
përshtaten në fytyrë. Dora tërheqëse duhet tëëjë kontakt solid me
nofullën për të krijuar një lidhje kockë-në-kockë pasi kjo është
thelbësore për të siguruar një përputhje në pozicionin “dhëmbëz -nësy"
(mbështetja e shigjetes te e prera e harkut). Kur përdorni një
skedë, shigjetari duhet të sigurojë që pjesa e lartë e dorës tërheqëse
ende bën kontakt të plotë me nofullën, pasi mjaft shpesh vetëm skeda
prek nofullës, gjë që mund të çojë në mospërputhjet. Çdo kthese e
dorës tërheqëse në fytyrë ose quarje e majës së bërrylit tërheqës do të
ndryshojë presionin e gishtit në varg dhe dinamikën e gjuajtjes. Lidhje
midis vargut dhe mjekëres duhet të jetë e vendosur, pasi kjo do të
siguroj për një lidhje të fortë dhe do të mbështesë një gjuajtje solide. |
8. Mbushja / Transferim në Mbajtje
Në fillim të fazës së mbushjes, e cila fillon gjatë përputhjes së lehtë drejt përfundimit të fazës së tërheqjes, (vetëm pak para ankorimit) është e
rekomandueshme që të ketë një kontroll të shpejtë vizual të pozitës klikuese në
shigjetë për të arritur qëndrue-shmëri më të madhe.
Kur të tërheqim vargun të pika e ankorimit duhet të përdorim të paktën krahun e
sipërm, parakrahun dhe muskujt e dorës pasi vargu nuk mund të tërhiqet vetëm
nga muskujt e mbrapshëm. Prandaj, në mënyrë që të vijmë në pozitën e
mbajtjes, ca kohë duhet të merret për ngarkesën e tërheqjes dhe tensionin e
padëshiruar në dorën tërheqese, pjesën e sipërme dhe parakrahun dhe
gjithashtu dorën e harkut që të transferohen mbi muskujt e ulët mbrapa. Procesi
i transferimit / ngarkimit duhet të marrë një gjysmë sekondi. Duhet të jetë e qartë
se metoda mësimdhënëse e "lëvizjes vazhduese të jashtme" është me të meta
dhe një pengesë për të shtënë vazhdimisht rezultate të larta. Prandaj, mbajtjaështë vendimtare dhe një ndër kriteret themelore për konsistencë.
Pasi të kemi arritur në pozitë kritike të mbajtjes, përqendrimi tani duhet që
tërësisht të shkojnë dhe të qëndrojë në muskujt e pasëm. Nëse në këtë fazë,
mendja ështe kthyer te diçka tjetër, lidhja me muskujt e mbrapshëm kryesor do të
jetë e humbur. Kjo duhet të kuptohet sepse mbajtja nuk është një hap, por një
pikë kritike e tranzicionit në një proces të vazhdueshëm pasi të gjitha kontrollet
dhe balancet janë kryer. Kur te jemi në mbajtje, ne jemi të gatshëm të fillojmë
me marrjen ne shenjë dhe zgjërimin. Pasi të kemi ardhur në këtë pozicion, fokusi
duhet tani të vihet në rotacion e shpatulles se pasme më poshtë dhe drejt
shtyllës kurrizore dhe shtrengimin e dorëheqjes meqenëse kemi hyrë në fazën e
marrjes ne shenjë dhe zgjerim.
Në këtë fazë ne duhet pak të shikojmë frymëmarrjen gjatë gjuajtjes, edhe pse ky
do të jetë një subjekt i veçantë për t'u trajtuar më vonë.
Në fillim të tërheqjes duhet të merret një frymë e thellë, duke krijuar k’shtu një
ndjenjë të natyrshme të fitimit të forcës. Gjatë procesit të transferimit /mbushjes,
fryma duhet të dal ngadalë në një mënyrë natyrore dhe të qetë deri sa mushkërit
të arrijnë rreth 70% - 50% të kapacitetit të tyre. Kjo frymënxjerrje do të lejojë që
pamja në mënyrë të natyrshme të koncentrohet në shenjen e artë ose në
shenjën qëlluese. Fryma duhet të mbahet gjatë zgjerimit dhe derisa vazhdimi
logjik është i përfunduar.
9. Marrja në Shenje & Zgjerimi
Marrja ne
Shenje |
Deri te mbajtja, mendja jonë është përqëndruar së brendshmi, por
tani ne duhet të kalojmë në atë që quhet një fokus i ngushtë i
jashtëm. Vëmendje duhet tani të drejtohet te marrja në shenjë.
Marrja në shenjë duhet të fillojë vetëm PAS fazes se transferimit/
ngarkimit dhe pasi ne kemi arritur te mbajtja; Jo PARA!
Për të arritur rezultatet më të mira, koha ideale për ta liruar mbajtjenështë ndërmjet 1 deri 3 sekonda. Gjysëm koncentrimi mendorë
duhet të ndihmojë në vendosjen e pinit të qëllimit në zonen qëlluese
përderisa pamja përreth duhet të jetë fluide dhe e qartë. "Marrja në
shenjë" duhet të trajtohet pa ankth. Kjo duhet të trajtohet vetëm si
një hap tjetër në procesin e gjuajtjes së një shigjete, dhe jo si pikë
fokuese. |
Kur ne përqëndrohemi me një intensitet, ne vetëm mund të akordohemi të
mendojmë në një kanal. Rrjedhimisht, në qoftë se fokusi drejtohet plotësisht për
të synuar, lidhja me muskujt e pasëm do të jetë e humbur. Natyrisht, pak
koncentrim te marrja ne shenje duhet të ndodhe, por kjo duhet të bëhet më
shumë me gjysmë-vetëdije sesa me vetëdije të plotë.
Gjatë fazës së zgjerimit bërryli tërheqës në mënyrë ideale duhet të shkojë prapa
vijës; shpatulla tërheqëse shkon poshtë dhe më tej rrotullohet, ndaj shpinë, duke
hapur gjoksin deri në një lëvizje rrethore. Kjo është në thelb një mikro-lëvizje, por
për shkak të Raportit të Lëvizjes, kjo do të jetë i mjaftueshme për të ardhur te 1-
2mm e fundit përmes kliker.
Ne duhet të kuptojnë se zgjerimi nuk është vetëm një lëvizje lineare të shtyjë dhe
/ ose të tërheq, por më shumë një rezultat i një lëvizje të madhe rrethore, e cila
përfshin Shpatullen e pasme te eshtrat e pasmë (lëvizje e vogë); kockat e gjoksit
i lidh me perbashkimet e gjoksit ( lëvizje e madhe) dhe krahrorin tërheqjes dhe të
harkut (lëvizje më e madhe). Ky është Raporti i Lëvizjes (Raporti i Qarkorjes së
Lëvizjes ose ROCM).
Për të dhënë këtë ndjenjë të zgjerimit, parashikoje një lidhje në
mes të krahrorit të majtë dhe të djathtë. Pastaj duke shkuar
përtej linjës dhe me rotacion e shpatulles së pasme drejt shtyllës
kurrizore një ndjenjë rrethimi dhe zgjatje e gjoksit do të ndjehet,
duke qenë ndjenja më e madhe në mes dorës tërheqese dhe të
harkut, të mjaftueshme për të marrë mm e fundit përmes kliker
pa shtytje dhe / ose pull. Pasi kjo lëvizje është në të dy anët,
nuk duhet të ketë lëvizje të dukshme të vargut, kur vërehet
kundër një shenjë referencë në mbrojtje të gjoksit. Zakonisht kjo
mund të të vërehet vetëm nga 1350+ gjuajtësit teknikisht korrekt
të FITA-s. Shigjetari duhet, gjatë zgjerimit, të mbajë triceps të
fortë të krahut të harkut dhe supe të ulta përpara, V-dip, dhe
dorën e karkut të relaksuar. |
ROCM
|
Bilanci i zgjerimit gjatë gjuajtjeve duhet gjithmonë të jetë 50/50. Një mungesë
ekuilibri i këtij raporti do të ndikojë në qendër të masës. Në qoftë se ka një
mungesë ekuilibri, ose pjesa e përparme do të shkojë përpara ose më shumë të
ngjarë, pala dominuese duke qenë më e fortë, do të marrë përsipër, dhe
shigjetari do të tërhiqet prapa larg nga objektivi.
Gjatë kësaj faze, fokusimi duhet të përqëndrohet plotësisht në zgjerim. Çdo
mendim i vetëdijshëm për positën e gishtave te vargu, ose për qkado tjetër,
duhet të harrohet perndryshe lidhja me muskujt e pasëm kryesor do të jetë e
humbur, duke cënuar një lirim të qetë.
10. Shkarkimi i vargut (Lëshimi)
Leshimi |
Vargu duhet të lëshohet duke relaksuar plotësisht gishtat
tërheqës dhe duke e lejuar vargun për të shkuar. Vargu
duhet të lejohet që të shtyjë gishtat nga rruga. Kur i
obzervojmë disa shigjetar profesional e vërejmë se gishtat e
tyre gjatë lëshimit dhe gjatë vazhdimit logjik janë praktikisht
në të njëjtën pozitë si kur ata ishin në varg. Fotografia
tregon një kopje te liruar nga Tim Cuddihy në Olimpiadën e
Athinës 2004. |
Lëshimi duhet të fillohet nga muskujt kryesor (Trapezius) dhe NUK duhet të vijë
nga shtyerja/ngritja me dorën e harkut ose duke tërhequr harkun varg me gishtat
tërheqës. Kjo është një lëvizje e mbrendshme, siç përshkruhet në hapin e 9-të.
Aktivizimin i klikut është një fazë e gjuajtjës që duhet të ndjehet e jo të ndëgjohet.
Ky mund të jetë një koncept i vështirë të kuptohet. Megjithatë, në qoftë se
shigjetari pret për të dëgjuar klikun të hapet për të mundësuar lëshimin, mendja
shkon te kliku dhe përsëri lidhja me muskujt kryesor do të jetë e humbur.
Shigjetarët që përpiqen të bëjnë lëshimin e vargut me hapjen e gishtave të tyre
në mënyrë të vetëdijshme, kanë lejuar fokusin e tyre për të shkuar nga muskujt e
tyre te gishtat. Duke u përqëndruar në mënyrë të vetëdijshme në gishtat për të,
lëshuar vargun, ata ndalojnë lëvizje të vazhdueshme. Kjo do të rezultojë në
humbjen e tensionit mbrapa. Kjo gjithashtu do të krijon tension në muskuj
digitorum, të vendosura në parakrah, të cilët e kontrollojnë hapjen dhe mbylljen e
gishtave.
Ekziston gjithashtu edhe një muskul i veçantë i cili kontrollon gishtin e vogël i
quajtur muskul zgjatues 'muskujve digiti minimi’. Gishti i vogël i dorës tërheqëse
duhet të jetë i qetë dhe gjithmonë të jetë në të njëjtën pozicion nga gjuajtja në
gjuajtje. Çdo ndryshim në qëndrim apo tension në gishtin e vogël, do të ndikojë
në nivelin e tensionit në gishtat tërheqës në veprim.
11. Follow through (Konkludimi – Vazhdimi Logjik)
Follow through
Konkludim |
Konkludimi është me të vërtetë pjesë e lëshimit dhe nukështë një lëvizje e veçantë. Korrektimi i tensionit të pasëm
duhet të jetë i kontrolluar për një / dy sekonda pas lëshimit.
Sjellja e vazhdueshme e shpatulles se pasme (Scapulae)
gjatë konkludimit do të krijojë një ndjenjë shumë më të mirë të
tensionit mbrapa. Konkludimi duhet të jetë një reagim natyror
dhe më tepër se një lëshim i shkurtër është e
rekomandueshme që të ketë një lëshim të gjatë dhe të
rrjedhshëm, i cili nuk duhet të jetë i detyruar, por duhet të jetë
si rezultat i përdorimit të saktë të tensionit prapa. |
Një konkludim me forcë dhe i ekzagjeruar është një tregues i një lëshimi me të
meta. Në shumicën e rasteve, kjo është rezultat i një veprimi të detyruar që
rezulton në ndryshime në qendrën e gravitetit, që ndikonë në gjuajtje. Përveç
kësaj, me një konkludim të detyruar, presioni në gishtat e ndryshëm në varg do
të ndryshojnë, kështu që ndikojnë në mënyrën se si gishtat dalin nga vargu dhe
kështu duke çuar në rezultatet kundërshtuese.
Nëse konkludimi është i natyrshme, dora tërheqëse, e cila duhet të jetë shumë e
qetë, do të shkojë prapa dhe qëndroj në kontakt me fytyrën, në linjë të nofullës,
për aq kohë sa të jetë e mundur. Bërryli duhet të shkojë pas me një lëvizje të
natyrshme që rezulton në rënie. Dora tërheqëse nuk duhet të bjerë poshtë në
krahror si pjesë e konkludimit, pasi ajo do të bëjë që bërryli të bjerë shumë
poshtë. Përveç kësaj, duhet te paramendohet që harku është duke ecur në një
vijë të drejtë në drejtim të objektivit, ndonëse krahu i harkut do të lëvizë lehtë kah
ana e majtë, për shkak të zgjerimit rrotullues,.(RH).
12. Relaksimi dhe Komentet
Relaksimi /
Komentet |
Në përfundim të vazhdimit logjik (konkludimit), trupi dhe
mendja duhet të bëhet gati për gjuajtjen e rradhës. Çdo
tension fizikë ose mendorë i krijuar gjatë gjuajtjes së
mëparshme duhet të shpërbëhet. Për të arritur këtë disa
frymëmarrje të thella janë të rekomanduara. Kjo është edhe
koha për komente analitike e jo emocionale. Natyrisht, kjoështë më e lehtë për t’u thenë se sa për t’u bërë, sidomos pas
një gjuajtje jo të përsosur. Megjithatë, pasi rezultatet në
shënjestër janë absolute, një analizë analitike është vetëm e
dobishme. Është shumë e rëndësishme që shigjetari mëson
të "ndjejë" gjuajtjen, në mënyrë që çdo mospërputhje teknike
gjatë gjuajtjes mund të njihet dhe veprimet korrigjuese mund
të përdoren në të shtënat e mëvonshme. Vetëm vendndodhja
aktuale e shigjetës në objektiv duhet të jetë me interes, pasi
ajo siguron informacion mbi procesin dhe supozimet tjera të
bëra, duke përfshirë kushtet e motit. |
Është shumë e rëndësishme për procesin e vazhdueshëm të të mësuarit dhe
zhvillimin e një shigjetari që shigjetari të pranon përgjegjësinë e plotë për
përfundimin e gjuajtjes, nuk ka justifikime por vetëm arsye për të cilat shigjetari
duhet të marrë përgjegjësinë. Arsyetime të përbashkëta të tilla si era; pengesa të
tilla si, telefoni celular që papritur cingëron, kamerat televizive duke ecur në një
përshkrim të hollësishëm, zhurma e spektatorëve, foshnje duke qarë, etj, etj, etj
do të duhet të adresohen në të ardhmen, në qoftë se ato janë gjetur të jenë një çështje për shigjetarin.
Me këtë përfundojmë dymbëdhjetë hapat e ‘KSL Teknikat e Ciklit të Gjuajtjes’
sikurse janë të mësuara aktualisht nga Traineri olimpik Lee në USA Olympic
Archery Training Center në Chula Vista dhe më parë në Institutin e Sportit të
Australisë në Canberra. Këta dymbëdhjetë hapa janë miratuar plotësisht nga
Traineri Lee, ashtu siç është çdo informacion tjetër teknik, duke përfshirë FAQ,
në këtë website.
KSL International Archery njeh rëndësinë e stërvitjeve uniformë dhe është shume
e dobishme kur vihet re që një nga vendet kryesore në shigjetari ka miratuar me
plotë zemër B.E.S.T-in (Teknika Efektive e Gjuajtjes Biomekanike) bazuar në
mësimet e Trainerit Lee. Ne dëshirojmë të ndajmë këtë informacion me ata/ato
shigjetarë/e dhe trajnerë të cilët janë të gatshëm për të hapur mendjet e tyre dhe
dëshirën për të rritur njohuritë e tyre duke ndarë njohuritë dhe metodat e
mësimdhënies, siç ishte deklaruar nga Jim Easton, " njëri prej trajnerëve të
harkut më me përvojë dhe më të talentuar në botë dhe gjatë gjithë historisë
olimpike ".
Shënim: Asnjë pjesë e këtij dokumenti, ose për atë çështje çdo informacion
tjetër në këtë website nuk mundë të riprodhohet ose të transmetohet në
pjesë apo në tërësi për çdo formë fitimi, pa shprehjen e pëlqimit paraprak
të KSL International Archery.
|